PS, thërret në interpelancë Berishën

10/07/2012 00:00

Deputetët e Partisë Socialiste kanë rikërkuar përmes një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë një interpelancë urgjente me kryeministrin Berisha përsa i përket respektimit të marrëveshjeve koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë.  

Në kërkesë deputetët e PS-së shprehin shqetësimin për gjendjen e rëndë sipas tyre të krijuar në këtë qytet, shfytëzimit barbar të galerive dhe punën jashtë kushteve teknike të kërkuara.

Një vend të vecantë në interpelancën e kërkuar nga PS zë edhe kontrabanda e kromit akuzat për të cilat duhet t’i sqarojë sipas deputetëve, vetëm kryeministri Berisha.

Top Channel