Reforma Zgjedhore, Sequi: Të arrihet marrëveshja

03/07/2012 00:00

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi deklaron se palët
duhet të arrijnë marrëveshje për reformën zgjedhore, ndërsa kërkoi prej
partive politike që të vënë interesin kombëtar mbi interesat e tyre.

Duke folur nga Shkodra për zhvillimet politike në vendin tonë, Sequi u shpreh se Shqipëria i ka mundësitë të plotësojë 12 kriteret e statusit kandidat në Bashkimin Evropian.

Deklaratat e diplomatit u bënë gjatë inspektimeve të punimeve të një rruge në Shkodër që financohet nga BE.

Top Channel