Prifti ngelet për në vjeshtë

29/06/2012 00:00

Në pritje të shqyrtimit gjyqësor të provave materiale që Gjykata e Lartë
pranoi t’i merrte në funksion të gjykimit ndaj Dritan Priftit dhe
Leonard Beqiraj, Kolegji Penal nuk e ka zhvilluar seancen e radhes per
shkak te mos formimit te trupes gjyqësore.

Seanca ka zgjatur vetem pak minuta, aq sa relatorja e çeshtjes Mirela Fana t’u njoftonte paleve shtyrjen e gjykimit per ne vjeshte e konkretisht ne daten 10 shtator. Shkak i mosformimit te trupes gjyqesore u be mungesa e njerit prej anetareve Aleksander Muskaj.

Ne seancat e meparshme palet, si prokuroria dhe avokatet mbrojtes kane mbajtur qendrimet e tyre ne lidhje me provat. Nga njera ane prokurori Bujar Sheshi kerkoi te shqyrtohen ne seance, qe nga materiali video ku shfaqen dy zyrtaret, transkriptimi i bisedes me tyre i kryer nga ekspertet deri edhe hyrje- daljet e tyre jashte vendit, te regjistruara ne sistemin Tims.  

Top Channel