Diskriminimi i aftësisë së kufizuar

25/06/2012 00:00

Bashkimi Europian kritikon qeverinë shqiptare për mosrespektim të të drejtave të personve me aftësi të kufizuara.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi theksoi se ka ende mungesë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara ndërkohë që respektimi i të drejtave të tyre eshte nje nga prioritetet e BE-së.

“Te gjitha vendet anetare te BE-së duhet te zbatojne te drejtat e njeriut, ku pjese e tyre jane edhe personat me aftesi te kufizuara, nje nga prioritetet e BE. Shqiperise i mbetet shume per te bere. Ne progres raportin e vitit 2011 vihet re nje diskrimin serioz i kesaj kategorie. Eshte detyre e shtetit te siguroje te drejta dhe akses te barabarte sherbimesh per ta. Ne inkurajojme qeverine shqiptare per ta bere realitet kete”, tha Sequi.

Avokati i Popullit Igli Totozani ka theksuar mungesen e aksesit te personave me aftesi te kufizuara ne sherbimet sociale, duke i vleresuar me teper si perjashtim dhe jogjithëperfshirje.

“Personat me aftësi të kufizuara mbeten ndër shtresat më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare, duke iu mohuar shpeshherë aksesi për të shkuar në shkollë, për të gjetur një punë, për të patur shtëpinë e tyre, për të krijuar familjen e tyre dhe për të patur fëmijët e tyre, pra për të shijuar një jetë sociale të plotë si cdo njeri tjetër. Për shumicën dërrmuese të personave me aftësi të kufizuara dyqanet, lehtësirat publike dhe ato të transportit, por edhe informacioni janë përgjithësisht shumë të vështira për t’u aksesuar. Pavarësisht parashikimeve ligjore, shpeshherë ato nuk zbatohet apo nuk shoqërohen me fondet e nevojshme buxhetore”, thotë Totozani.

Kreu i Këshillit Kombetar te Aftesise Kufizuar Sinan Tafaj deklaroi se ka ende kategori te personave me aftesi te kufizuara qe nuk perfitojne, madje nuk kanë as statusin e tyre.

“Sot ne kemi shumë sfida përpara. Kemi grupe të cilat nuk janë ende përfitues të këtyre të drejtave siç janë njerëzit që nuk degjojne, kemi njerëz me probleme mendore të patrajtuar dhe të pazgjidhur përfundimisht me legjislacion, kemi një seri problemesh të tjera, të cilat ende nuk janë prekur as për t’u futur në rrugën e zgjidhjes. Kemi akoma probleme shumë të mëdha me mentalitetin, me përjashtimin shoqëror, me stigmatizimin që ne na bëhet, duke filluar nga njerëzit që janë përfaqësues të inteligjencës shqiptare, nga politika”, tha Tafaj.

Keto deklarata u bene ne Konferencen e Pare mbi të Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara, si pjese integrale e te drejtave te njeriut.

Top Channel