Policia e Shtetit ka të evidentuara 200 familje në hasmëri për qarkun e
Shkodrës, Pukës dhe Malësisë se Madhe, prej te cilave rezultojne, sipas Zyres se Informacionit te Perpunimit Kriminal, 116 persona te ngujuar.

Per here te pare, Policia e Shtetit prodhon nje dokument zyrtar, te tille per te treguar situaten qe vjen si pasoje e konflikteve dhe gjakmarrjes.

Ky dokument sipas informacioneve te mbledhura ne rruge operative nga agjentet e policise kriminale, evidentojne se per qarkun e Shkodres ndodhen te ngujuara 48 familje, me 116 pjesetare, prej te cileve 21 femije nuk shkojne ne shkolle per shkak te ngujimit, ndersa dy te rinj kane nderprere studimet e larta, po per shkak te gjakmarrjes.

Ajo qe vihet re nga databaza e Policise se Shtetit eshte se per Qarkun e Pukes jane 47 familje ne hasmeri, prej te cilave asnjera prej tyre nuk eshte evidentuar si e ngujuar, nderkohe qe pjesa me e madhe e ketyre hasmerive rezultojne neper komuna. Ne dokumentin që Top Channel disponon, evidentohen te dhenat familjare te te dyja familjeve, qe jane ne gjakmarrje si e familjes se ngujuar edhe e familjes tjeter, mosha e meshkujve te ngujuar, vitet kur ka nisur gjakmarrja dhe shkaku, se perse secila prej familjeve perkatese ndodhet ne gjakmarrje.

Ne vend te pare sipas analizave te policise ndodhet rrethi i Shkodres me 122 familje ne hasmeri dhe te gjithe femijet e ngujuar, qe nuk shkojne ne shkolle janë në këtë qark, se bashku me dy studentet qe kane nderpere shkollen ndodhen ne kete rreth.

Tre vjet me pare organizata Forumi i Mendimit te Lire, me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane, prodhoi databazen e pare per familjet e ngujuara, duke konkluduar se ne qarkun e Shkodres ishin te ngujuara 84 familje. Ne databazen e prodhuar nga policia numri eshte me i ulet, por ajo qe bie ne sy eshte nje numer i konsiderueshem familjesh, qe kane hyre ne ngujim ne vitin 2010.

Prodhimi i ketij stduimi nga ana e Policise se Shkodres, duket nje ogur i mire qe shteti te marre seriozisht luften ndaj ketij fenomeni qe nuk eshte vetem kriminal, por edhe social e shoqeror.

Top Channel