Hidrocentrali i Devollit, punimet nisin në 2013

12/06/2012 00:00

Konsorciumi austriako-norvegjez që ka marrë me koncesion kaskadën e
Devollit ka prezantuar gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha
projektet për tre hidrocentralet që do të ndërtohen në këtë kaskadë.

Drejtuesit e kompanive “Shtadkraft” dhe “EVN” thanë se tre hidrocentralet do të prodhojnë energji për rreth 140 mijë familje me një kapacitet vjetor prej 800 gigavat.

Kryeministri e cilësoi projektin si investimin më të madh në një hidrocentral në gjithë kontinentin europian. Ndërtimi i hidrocentraleve në kaskadën e Devollit pritet të fillojë gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë rreth 6 vjet.

Top Channel