Durrësi, një ditë pa ujë

03/05/2012 00:00

Riparimi i linjes 110 kë të Fushë-Kuqes do të shkaktojë probleme në
furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë rajonin e Durrësit.

Lajmi behet i ditur nga drejtues te shoqerise se Ujesjelles-Kanalizimeve, të cilët sqarojne se jane njoftuar nga KESH per nderhyrjen ne kete linje dhe nderprerjen e energjise elektrike qe ndikon ne funksionimin e drejteperdrejte te stacionit te pompave ne Fushe-Kuqe, vendburim per furnizimin me uje te Durresit dhe zonave perreth.

Gjate dites se enjte nga ora 10.00 deri ne oren 15.00 ne kete zone do te nderpritet energjia dhe rrjedhimisht edhe furnizimi me uje, nderkohe qe drejtuesit e Ujesjellesit apelojne per nje miremenaxhim te sasise se ujit nga qytetaret gjate ketyre diteve, ndersa do te merren masa per nje shperndarje te barabarte te furnizimit me uje per te gjitha zonat gjate pasdites dhe mbremjes.

Uji nentokesor qe mundeson furnizimin e Durresit nxirret nga baseni i Fushe Kuqes me ane te shtate puseve te vendosura prane shtratit te lumit Mat.

Top Channel