Në seancen e parë gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit Dritan Prifti
dhe zëvendësit të tij Leonard Beqiraj, që të dy nën akuzë për korupsion
pasiv, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka dëgjuar kërkesat paraprake
të avokatëve mbrojtës të tyre.

Te dy te pandehurit nuk ndodheshin ne salle dhe perfaqesoheshin nga avokatet. Avokati i Dritan Priftit, Fatmir Braka, kerkoi pushimin e çeshtjes me arsyetimin se ndjekja penale nuk duhet te fillonte dhe as nuk duhet te vazhdoje. Avokati Braka tha se te gjitha veprimet hetimore dhe materialet qe jane bere pjese e fashikullit te gjykimit jane absolutisht te pavlefshme. Mes tyre avokati solli si argumentim tejkalimin e kompetencave te Prokurorise se kryeqytetit, kur regjistroi procedimin penal ne nje kohe qe behej fjale per persona me imunitet, ekspertizen e amerikanit Glen Bart e shpallur e pavlefshme nga vete Gjykata e Larte, gjate shqyrtimit te dosjes se Ilir Metës, por edhe dy vendime te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, njera prej tyre qe flet per çeshtjen e imunitetit ne rastin e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe tjetra e janarit 2012, per procedimin e bashkelidhur ne dosjen ‘Meta’, ne te cilen Kolegji Penal shprehet se fakti nuk egziston.

“Që ne momentin e parë në fillim të këtij procedimi, për shkak të kërkesës që neve gjykojmë se është e paligjshme për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit, që e quajmë tërësisht të paligjshëm këtë, dhe për shkak edhe një ekspertimi që ka dalë nga gjykimi i mëparshëm, që është shpallur si i tillë nga Gjykata e Lartë ne e kemi thënë që akt-ekspertimi dhe të gjithë aktet e tjera që vijnë për shkak të kësaj paligjshmërie janë të pavlefshme të gjitha”, tha avokati Braka.

Me te njejten logjike argumentimi parashtroi kerkesat e tij edhe mbrojtesi i ish-zëvendësministrit Leonard Beqiraj, Vladimir Meci. Per avokatin Meci, ekspertimi i Glen Bart eshte deklaruar nul dhe meqenese ai nuk mund te prodhoje pasoja, aktet jane absolutisht te pavlefshme.

Pasi te degjojne edhe prokurorin e çështje, trupa gjykuese, me relatore Mirela Fana dhe anetare te Kolegjit Gani Dizdari, Fatos Lulo, Aleksander Muskaj dhe Arjana Fullani do te shprehen per keto kerkesa me daten 7 maj.

Top Channel