Kritikat e komunarëve: CEZ rrezikon turizmin

02/04/2012 00:00

Nisur nga ankesat e qytetarëve ndaj CEZ për mbifaturim, por edhe për
mungesë të furnizmit të rregullt me energji elektrike sidomos në zonat
bregdetare, kryetarë të komunave, kryesisht të këtyre zonave
paralajmërojnë se do t’u kërkojnë qytetarëve të mos paguajnë më faturat e
energjise elektrike.

“Nëse nuk do të vini dorë në Ksamil brenda muajit prill dhe maj, atëherë asnjë qytetar nuk do të paguajë faturën e energjisë dhe nuk do të guxojë faturist të futet në territor. Për shkak të energjisë së dobët janë dëmtuar vazhdimisht pajisjet elektrike dhe ne do ta përshkallëzojmë qëndrimin tonë edhe me protesta”, thotë Përparim Ahmeti, kryetar i Këshillit të Komunës Ksamil.

“Do ta diskutoj këtë cështje për të dhënë më pas një datë të saktë se kur do të përfundojë puna”, thotë një përfaqësues i CEZ.

Kryetare te komunave te zonave bregdetare ne jug te vendit, perfaqesues te Entit Rregullator te Energjise dhe komisionere te Avokatit te Popullit u kane kerkuar llogari perfaqesuesve te kompanise CEZ-Shperndarje lidhur me ankesat e qytetareve, pasi ata parashikojne nje sezon turistik te deshtuar ne zonat Himare, Orikum,Dhermi  Palase e Ksamil, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë.

“Qëndrimi i këtyre zotërinjve është si qëndrimi i Perëndisë para njerëzisë, që këta qëndrojmë mbi të tërë dhe nuk marrin parasysh as vërejtjet, as vuajtjet. Qytetarët e Himarës i përmbushin të gjitha kushtet, u përgjigjen të gjitha kërkesave të CEZ-it, ndërsa CEZ-i nuk i është përgjigjur asnjë kërkese të qytetarëve. Nëse flasim për dëmet që kanë pësuar qytetarët e Himarës nga energjia elektrike që vjen në verë, nuk besoj se ka familje që të mos bëjë padi për prishje dhe djegie e pajisjeve elektro-shtëpiake”, tha nënkrytari i Komunës së Himarës.

Një prej përfaqësuesve të CEZ-it permendi ndërtimin e një nënstacioni në Himarë dhe Orikum, por punimet varen nga OST-ja.

Ankesa të shumta për mbifaturim te CEZ-it, vijnë edhe nga qytetarë të rretheve të tjera.

Top Channel