Peshkopi, dimri shkatërroi rrugët

26/03/2012 00:00

Qarku i Dibrës kaloi dimrin më të keq në disa dekada. I ftohti dhe
dëbora sollën pasoja të rënda veçanërisht për infrastrukturën, e cila u
dëmtua rëndë.

Drejtoria Rajonale e Rrugëve ka ngritur një grup pune per verifikimin e demeve te shkaktuara, te cilat konstatohen lehtesisht sapo kalon ne rruget e ketij qarku. Ne nje faze te trete do nise riparimi i ketyre pasojave. Nderkohe situate paraqitet pothuajse e njejte edhe ne qytetin e Peshkopise.

Kete vit bashkia kerkon fonde me shume per te riparuar rruget e demtuara, nderkohe qe do te pritet permiresimi i motit per te nisur punen.

Top Channel