Kurbin, vret aksidentalisht të bijën, plagos të vëllanë

22/03/2012 00:00

Një tjetër krim në familje ka ndodhur ne rrethin e Kurbinit dhe
konkretisht në fshatin Zhej. Si pasojë e konfliktit midis familjes Cara
ka mbetur e vdekur një vajze 31 vjeç Lula Cara, si dhe është plagosur
xhaxhai i saj Mark Cara 40 vjec ky i fundit ndodhet në gjendje te rende
ne Spitalin Ushtarak.

Ngjarja e rende ndodhi kur shtetasi Llesh Cara 58 vjec ka tentuar te vrase te vellain e tij Mark Cara 40 vjeç, ndersa 31-vjeçarja eshte vrare aksidentalisht nga i ati. 31-vjeçarja nderhyri qe babai i saj te mos qellonte te vellane e tij.

Burime zyrtare nga policia e Lezhes dy vellezerit kishin kohe qe ishin ne konflikt per nje ceshtje pronesie, ndersa vendimi i gjykates ka lene te pakenaqur njeren nga palet. Ne keto rrethana Mark Cara i eshte drejtuar shtepise se vellait per te sqaruar situaten midis tyre, por situata ka precipituar ne sherr e ne perdorim armesh. Llesh Cara ne kete situate eshte ndihmuar edhe nga i biri Aleksandri, te tre personat e perfshire ne ngjarje jane ndaluar nga policia, nderkohe qe i plagosuri u dergua per ne Spitalin Ushtarak.

Top Channel