Tiranë, gradohen 24 inspektorë të rinj

20/03/2012 00:00

Drejtoria e Policisë së Tiranës organizoi një ceremoni për gradimin e 24 efektivëve të rinj të Policisë së Shtetit me gradën inspektor.

Në ceremoni ishin të pranishëm zëvendesministri i Brendshëm, Avenir Peka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj si dhe drejtues të policisë së qarkut Tiranë.

Përzgjedhja e efektivëve që u graduan u bë në bazë të rezultateve dhe performancës së punës së tyre gjatë fazës së shkollimit dhe praktikës së kryer.

Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në fjalën përshëndetëse u shpreh se tashmë prurjet e reja në polici rekrutohen dhe trajnohen në bazë të standardeve dhe sistemeve të shkollave europiane, me qëllimin final për të përafruar sa më shumë standardet e policisë në Shqipëri me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Në këtë konteks, Burgaj ka dhënë edhe porositë për efektivët e rinj. Më pas inspektorët kanë marrë certifikatat përkatëse të gradimit të tyre.

Top Channel