Elbasan, vritet 20-vjeçari

18/03/2012 08:10

Një 20-vjeçar mbeti viktimë e plumbave të marrë në fshatin Bujqës, në afërsi të Elbasanit, mëngjesin e ditës së dielë.

I riu, i quajtur Donald Lamçe, u qëllua nga një bashkëfshatar i tij dhe ndërroi jetë në vëndngjarje.

Burime policore informuan se kanë mundur të identikojnë vrasësin, i cili është larguar nga vendngjarja. Forcat e rendit janë duke punuar intensivisht për të vendosur nën pranga autorin, i ciliu është shpallur në kërkim.

Vrasja e ditës së dielë është e katërta në dhjetë ditët e fundit. Mbrëmjen e së shtunës, një 31-vjeçar u ekzekutua në Vlorë pas një debati të ashpër me fqinjin e tij.

Kronika e zezë, për fat të keq ishte pasuruar më parë edhe me vrasjen enigmatike të një roje karburanti, ditën e hënë në Kamëz dhe të një sherri mes dy të rinjve, në fshatin Shupenzë të Bulqizës, ku mbeti i vdekur një 28-vjeçar.

Top Channel