Meta: Presidenti, mbi partitë

10/03/2012 19:30

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta shprehet pro zgjedhjes se një presidenti mbi partitë dhe interesat e tyre.

Në këtë mënyrë zoti Meta përjashton kandidaturat politike që përfliten deri më tani dhe që janë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.

Deklaratën Meta e bëri pas një takimi me gratë dhe vajzat simpatizante të LSI-së në qytetin e Kuçovës.

“Shqipëria do të ketë patjetër presidentin e saj në kohën e duhur, pra e kam fjalën për zgjedhjen e  presidentit të ardhëshëm që është një zgjidhje e pashmanshme  për shkak edhe të Kushtetutës dhe bazuar mbi Kushtetutën. Konsensusi është i nevojshëm dhe natyrisht i mirëpritur, por e theksoj që konsensusi nuk mund të jetë një mënyrë për të mbetur pa president, që do të thotë në çdo rast ne do të kemi një president të zgjedhur me Kushtetutë dhe unë do të dëshiroja me një konsensus sa më të gjerë. LSI është në shërbim të proçesit që të jetë një proçes sa më konstruktiv, sa më transparent dhe kemi nevojë për një figurë që të garantojë funksionimin e institucioneve, modernizimin e pandërprerë të tyre dhe për një figurë që të qëndrojë mbi partitë dhe interesat e tyre”, tha kreu LSI-së, Ilir Meta.

Top Channel