Komuna tre javë e bllokuar

21/02/2012 00:00

Tre ditë pasi kamionët me ndihma u nisën drejt fshatit Lekas në Korcë, morën rrugën e kthimit. Udhëtimi për në këtë komunë është i vështirë për shkak të bllokimit nga dëbora, por edhe të vetë rrugës që është dëmtuar shumë rëndë.

Banorët e kësaj komune mbeten të bllokuar prej më shumë se katër javë, për ta problemi më i madh ishte izolimi dhe jo mungesa e ushqimeve për të cilat ata ishin përgatitur.

Kjo është e vetmja komunë, rruga në të cilën nuk është me asfalt. Për banorët riparimi i rrugës do të thotë jo më izolim, por edhe rikthim të banorëve që për shkak të vështirësive janë larguar nga zona që ka një shtrirje shumë të madhe. Ndërkohë ka mungesa të energjisë elektrike.

Prefektura u angazhua në hapjen e rrugës dhe furnizimin e banorëve me ushqime dhe ilace. Prefekti ishte në autokolonën e parë që mbërriti në qendrën e komunës me kërkesë të kryekomunarit.

Mbi 900 banorë të kësaj komune pavarësisht hapjes së rrugës që con në qendër vijojnë të përballen me vështirësitë e këtij dimri të ashpër ndërsa për të udhëtuar drejt qytetit të Korcës.

Top Channel