Qeveria, para shkollave private

16/02/2012 00:00

Projektiligji i ri për sistemin e arsimit paraunivesitar, i cili sapo ka
kaluar në qeveri, parashikon ndryshime thelbësore në strukturën e
arsimit, në emërimin dhe çemërimin e strukturave drejtuese, por edhe në
formën e financimit.

Në nenin 38 të këtij projektligji thuhet se çdo shkollë do të financohet për çdo nxënës dhe ky fond mund të përdoret nga shkolla për ndërhyrje emergjente. Zevendesministri i Arsimit Halim Shamata ka sqaruar se me kete formë financimi do te perfitojne edhe shkollat private, të cilat rezultojnë jo fitimprurese dhe kanë mbi pesë vjet që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

“Financimi për nxënës është një element i reformës që ne kemi dhe e mishërojmë në ligj. Para për nxënës, pra aty ku janë më shumë nxënës ka më shumë para. Ne mendojmë që të involvojmë në sistemin e financimit të institucioneve arsimore parauniversitare edhe qeverisjen vendore, duke e bërë atë pjesë të vendimmarrjes në arsim. Gjithashtu ne mendojmë t’u ofrojmë shkollave publike grante, në mënyrë që ato të menaxhojnë, të arrijnë të zgjidhin problemet që kanë”, tha Shamata.

Zoti Shamata ka sqaruar se kerkohen akte nënligjore për formulen e sakte sesi do te perfitojne shkollat private jofitimprurese. E rendesishme eshte per Ministrine e Arsimit, qe keto institucione publike dhe jopublike te konkurrojne se bashku.

“Ajo nuk është shkollë që nxjerr fitime, është shkollë, e cila të gjithë fitimin e investon, pra nuk është shkollë fitimprurëse. Ka disa të tilla në Shqipëri. Shteti nuk financon për nxënës, por jep ca para dhe shkolla i menaxhon. Këto para duhet t’i përdorë për dy gjëra, për të promovuar talentet dhe për të ndihmuar nxënësit e këtyre shkollave që të marrin pjesë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Parimi për nxënës është parim universal i llogaritjes. Çështja e llogaritjes ka të bëjë me mekanizmat financiarë që ligji kur të hyjë në fuqi do të kërkojë një kohë për të përgatitur aktet ligjore, nënligjore të cilat përcaktojnë këto mekanizma”, tha Shamata.

Drejtuesit e shkollave do te kene te drejte t’i perdorin keto fonde per shperblimin e mesuesve, per trajnimin, zhvillimin e konkurseve, por edhe per rregullimin e ambienteve te ndryshme ne shkolla.

Top Channel