Çfarë i ka mbetur Berishës për të bërë?

10/02/2012 00:00

Mustafa Nano – U bë kohë që qeverisja i ka ikur Berishës nga duart (qysh prej Gërdecit,
të paktën, ai veç për të qeverisur vendin nuk e vret mendjen), por tani
s’po i mbajnë këmbëtas pushtetit të tij.

Deri para ca kohësh (deri më 21 janar të vitit 2011), ai mbahej te diplomatët perëndimorë, të cilët edhe kishin rezerva serioze për opozitën, edhe nuk kishin arsye kushedi se çfarë për t’mos i dhënë mbështetje Berishës.

“Ka pasur probleme me demokracinë e me shtetin e së drejtës? E pastaj? Jemi në vendin e shqipeve dhe probleme të tilla janë normale”– kjo është ajo që kanë menduar diplomatët e eurokratët e Brukselit që mbulojnë zhvillimet në vendin tonë. E prandaj e kanë ‘mirëkuptuar’ Berishën, apo – kur Rama u është dukur si një alternativë dosido; dhe të shumtën e kohës, e tillë u është dukur, dhe e tillë ka qenë – e kanë mbështetur.Berisha ka trukuar rezultatin e zgjedhjeve,dhe ata nuk kanë bëzajtur, ngaqë kanë menduar “hajt mo, punë shqiptarësh!”;Berisha ka plaçkitur e shpërdoruar pasuritë publike të vendit, dhe ata s’kanë si e pse të bëzajnë, ngaqë “shqiptarët kështu kanë bërë e bëjnë që të gjithë; pastaj, s’ka ç’u duhet atyre me pasuritë tona publike;bëjnë ndonjë raport, dhe kaq”; Berisha ka shtënë nën kontroll një e nga një institucionet e shtetit, dhe ata nuk kanë pasur pse të skandalizohen më shumë se sa duhet,ngaqë “kjo punë ka ndodhur me shqiptarët në harkun e 100 viteve të fundit”; Berisha i është vërsulur Ramës me libër shtëpie, në Parlament e kudo, dhe ata me siguri kanë thënë me vete, apo mes vedi, se “shqiptarët nuk dinë të komunikojnë ndryshe; Berisha e tepron pak, por në esencë ai përfaqëson shqiptarët me këtë mënyrë komunikimi”(pas 21 janarit do ftilloheshin disi; njëri syresh, shumë i rëndësishëm, më ka thënë se ka mbetur pa gojë kur ka dëgjuar Kryeministrin e vendit t’i drejtohet kryeprokurores me fjalën ‘lavire bulevardi’; kjo i ishte dukur tepër edhe në gojën e një shqiptari).

Personalisht i kam njohur këto rrethana,dhe kam menduar se, me fare pak inteligjencë, Berisha mund të bëjë ç’t’i teket në këtë vend e mund të qëndrojënë pushtet sa të dojë. Mjaft që të mos kalojë ca kufij, kam menduar, dhe këta të huajt janë gati t’i bëjnë kabull kontrollin e institucioneve publike, votat e vjedhura e rezultatin elektoral të trukuar, dhe praktikatë tjera në kurriz të demokracisë e të shtetit ligjor. Të huajt nga njëra anë dhe opozita që s’prezantohej si ofertë nga ana tjetër,kanë qenë e vetmja degë, ku Berisha varej e qëndronte për bukuri.

Opozita e Edi Ramës i ka dhënë alibinë publike për t’u sjellë ashtu si është sjellë, dhe të huajt i kanë dhënë legjitimitet, atë legjitimitet që rëndom ta jep vota e lirë (nëse s’të vjen nga sipër, nga Ai); është qesharaketa thuash këtë, por është e vërtetë: burimi më i mirë i legjitimitetit të pushtetit në Shqipëri ka qenë prore mbështetja e të huajve. Mirëpo, këta të fundit bëjnë çmos ta mbajnë beniaminin e tyre në Shqipërinë kufijtë e së pranueshmes e brenda ca kufijve që ua sugjeron – Kush? Kushtetuta?Ligjet? Rregullat? Jo – common sense-i e konteksti politik i momentit (e meqë jemi në këtë pikë, duhet thënë një gjë: e vetmja mënyrë për t’i bërë të huajt të ngucen nëfunksionin e rolin e tyre jo publik është mbajtja e politikës shqiptare larg kufijve tëanormalitetit; për sa kohë kjo nuk bëhet,diplomatët e huaj do të vijojnë të jenë jo vetëm burimi më i mirë i legjitimitetit, por edhe protagonistë absolutë të jetës publike e politike shqiptare).‘Për fat të mirë’ e për shkak të tahmasë për të sunduar, Berisha nuk di të bëjë gjë tjetër në këtë botë, veçse të kalojë kufij. Ai pra ka kaluar në zonën e anormalitetit, dhe aty po operon. Për shkak të asaj që ndodhi më 21 janar, e për shkak të sulmit brutal që u ka bërë institucioneve pas kësaj date, mesynimin për të mbrojtur veten e të vetët, ai nuk ka zonë tjetër ku të lëvizë. Berisha prej asaj kohe e tëhu është i dënuar të lëvizë në zonën ku askush nuk e kupton më e ku diplomatët e kanë të zorshme ta mbështesin.Berisha ka një axhendë krejt tjetër tanimë. Ai do ta sulmojë se s’bën kryeprokuroren e prokurorët, ai do të kërkojë të kontrollojë trupat e gjykimit të çështjes së 21 janarit,ai do të kërkojë të fusë nën kontroll gjithësistemin e drejtësisë, ai nuk do të pranojëtë negociojë “të drejtën e vet kushtetuese” për të çuar në karrigen e kreut të shtetit idiotin/en më të parë që ka afër vetes, pasi kështu do të heqë Ina Ramën nga posti i kryeprokurores e do të vendosë në atë post ndonjë Alibeaj, ndonjë Halim, apo ndonjë Halimbeaj.Është një axhendë që diplomatët e huaj në Tiranë nuk mund, e nuk ka pse ta ndjekin. Prandaj kanë zënë të pozicionohen qartë kundër Berishës.

Arvizu-ja i lejoi vetes të thosh para ca ditësh një gjë,që s’kish guxuar asnjë ambasador amerikan ta thosh deri më sot: Kush sulmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, do të duhet të mendojë pasojat. Mesazhi ish për Kryeministrin, i cili e mori atë. Qysh atë ditë, kryeprokurorja ka gjetur rehat.Kryeministri ka folur çdo ditë në publike për publikun, por me kryeprokuroren nuk është krruajtur. Përveç kësaj, ambasadori ka filluar të promovojë në mënyrë të ethshme Lulzim Bashën, si pasuesin e Berishës. Ky i fundit nuk ka pse të jetë, në teori, kundër këtij promovimi, pasi Lul Basha është Frankeinstein-i i dalë nga duart e nga laboratori i tij, por puna ështëse ka zënë të bjerë dakord që Basha të recitojë gjëra që nuk çojnë ujë në mullirin e tij.Ç’do ndodhë nesër? Nëse Berisha është jashtë këtyre lojërave e hesapeve që po bëhen, e nëse ai ndien se rrezikohet seriozisht,ka shumë gjasa që të nxjerrë në sheshatúnë e vet, gurin e fundit, zarin që hedh çdo horr ballkanik kur ndien rrezikun shumë pranë. Ka shumë gjasa pra që Berisha të rifillojë të luajë me kartën e nacionalistit,e cila mund t’i bëjë amerikanët që ta shohinme frikë si destabilizues të rajonit, e rrjedhimisht ta rimarrin në konsideratë si lojtar, jo për ta toleruar në pushtet, por për t’i dhënë ca garanci për vete e për fëmijët e nakatosur keqas në aferat korruptive.Laku po i ngushtohet aq shumë Berishës, sa duket se edhe ca ditë, dhe ai do të fillojë të dalë me tezën e Shqipërisë së Madhe, do fillojë ta vizitojë Prishtinën ca si shpesh, do fillojë t’u dërgojë mesazhe të shumta shqiptarëve të Ballkanit, do fillojë të presë vend e pa vend në zyrë njerëz nga Prishtina e nga Tetova, do fillojë të ashpërsojë gjuhën ndaj serbëve, ndoshta edhe ndaj grekëve. Nuk ka për t’i ecur këtë herë. Jo sepse kauzën e kanë zënë të tjerët (mund të luajë ai më fort, e më besueshëm se sa Albin Kurti?), por sepse karta e Berishës nacionalist nuk ecën më. Dhe sepse, me krimin e 21 janarit, Berisha është krejt i zbuluar. Prangat mund t’i vihen nga momenti në moment.Është për të qarë hallin. Por nuk kemi pse t’ia qajmë. Përkundrazi, bëjmë të lutemi që halli t’i bjerë mbi krye sa më shpejt.

Top Channel