Prokuroria e Përgjithshme vendosi paraditen e se enjtes ne limitet e afateve te parashikuara ne ligj, te shtyje edhe me nje muaj hetimet ndaj
ish-ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifit dhe
ish-zevendesministrit te ketij dikasteri Leonard Beqiraj.

Vendimi per shtyrjen e hetimit ka ardhur pasi, grupi i hetimit ka vleresuar se eshte e nevojshme te merren edhe disa deshmi te tjera. Hetimi ndaj Priftit nisi pasi ekspertet amerikane qe po verifikonin video-pergjimin mes Priftit dhe Ilir Metes, zbuluan ne lap topin e Priftit edhe nje video te fshire, ku Dritan Prifti kishte filmuar veten teksa ndante nje shume prej 70 mije eurosh me ish-zevendesministrin Leonard Beqiraj.

Protagonistet e kesaj video, Prifti dhe Beqiri ne prononcimet e tyre kane deklaruar se ndarja e 70 mije eurove nuk eshte nje akt korrupsioni, por nje marredhenie civile mes tyre.

Por me sa duket Prokuroria e Pergjithshme pervec ketyre deshmive dhe dhjetera te tjera qe ka marre per kete rast, ka vleresuar se duhet te pyeten edhe persona te tjere, fakt i cili ishte kerkuar edhe nga i akuzuari Dritan Prifti. Ne lidhje me kete video, Prokuroria e Pergjithshme , me zgjatjen me te fundit te hetimit pritet te shprehet nese do ta dergoje per gjykim apo do ta pushoje ceshtjen, ne daten 9 mars.

Top Channel