Ndihmë financiare për KESH-in

08/02/2012 00:00

Qeveria është detyruar të prekë Fondin e Kontigjencës për të ndihmuar
financiarisht KESH-in, që të blejë energji elektrike nga importi.
Ministri i Financave Ridvan Bode tha se kjo është masa e parë e detyruar
për të garantuar furnizimin me energji.

“Jemi duke shikuar mundësitë për të bërë një financim paraprak në këtë moment që ndodhemi për të vijuar importin e energjisë elektrike. Në vijimësi, me zhvillimin e situatës hidro-energjitike në vend do të merren edhe ndërhyrjet e tjera të domosdoshme”, tha Bode.

Fondet rezervë i Këshillit të Ministrave, së bashku me kontigjencën për ruajtjen e deficitit këtë vit është më pak se 4.7 miliardë lekë. Kjo shume mund te garantojë furnizimin me energji vetëm për pak kohë.

“Kontigjenca është e mjaftueshme për një furnizim, një deri në dy muaj me energji elektrike, në kushtet që kemi aktualisht, ku situata hidrike është jashtëzakonisht e pamjaftueshme. Ndërhyrjet në buxhet mund të bëhen dhe mund te shikohen. Eshtë Kuvendi, autoriteti që autorizon qeverinë për operacione të tjera”, tha Bode.

Nje tjeter zgjidhje nese situata hidrike nuk permiresohet sipas ministrit te financave mund te jete rishkimi i buxhetit ku me gjase eshte shkurtimi i investimeve publike.Nëse moti vazhdon i thatë kërkesat e Korporatës për fonde nga buxheti mund të kalojnë mbi 10 miliardë lekë.  

Top Channel