Moti i keq, viktima edhe në vendin tonë

06/02/2012 00:00

Dy viktima nga i ftohti janë shënuar këtë të hënë në Shkodër dhe Korcë.

Temperaturat e ulta, që shënojnë -10 gradë celcius duket se janë bërë shkak  i vdekjes nga infarkti  i 68-vjecarit Lazer Pal Nika banues  në Komunën e Pultit në Dukagjin, zonë kjo që prej disa ditësh është e izoluar nga dëbora dhe ngrica.

Lajmin e konfirmoi me telefon kryetari i Komunës Pult, Sokol Cubi, i cili tha se qendrimi në temperatura të ulta duket se ka provokuar dhe infarktin  tek viktima.

Ndërkohë në Korcë ka humbur jetën një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve. Mësohet se ai ka humbur jetën, teksa shkonte për t’i hedhur kripë aksit Korcë-Voskopojë.

Policia bën të ditur se viktima, Ahmet Metallari nuk ka mundur të dalë në rrugën nacionale për shkak të trashësisë së borës, e cila në këtë zonë ka rritur plot 1 metër.

Ndërkohë përkeqësimi i motit në Qarkun e Korcës sjell edhe mbylljen e 267 shkollave për këtë javë.  

Top Channel