Gjirokastër, sekuestrohen 56 kg mariuhanë

29/01/2012 12:05

Policia e Gjirokastrës sekuestroi 50 kilogram mariuhanë, në një operacion të realizuar mëngjesin e së dielës.

Lënda narkotike u zbulua në një automjet që po lëvizte nga Lazarati në drejtim të Vlorës. Megjithatë, drejtuesi i mjetit, Donald Lika, mundi të largohej nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, gjithashtu të dielën, gjashtë kilogramë mariuhanë u zbuluan në një autobuz që po përpiqej të kalonte në Greqi, nga pika doganore e Kakavijës.

Shoferi i autobuzit, Selami Kalaja, me banim në Tiranë, është ndaluar. Mjeti i linjës Shkodër-Athinë mban targën 6390 M.

Top Channel