Berat, vret veten pasi humb në lojrat e fatit

23/01/2012 09:45

Një 27-vjeçar nga qyteti i Beratit i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi fostoksine, ndërkohë që sipas burimeve të para në lidhje me ngjarjen, dyshohet se shkak është bërë lënia e një sasie lekësh në lojrat e fatit.

Burime pranë repartit të urgjencës në spitalin e qytetit bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbërritur në gjendje kritike për jetën 27-vjeçari Dorian Soto, banor i lagjes “Dëshmorët e Kombit”, në këtë qytet.

27-vjeçari, sipas bluzave të bardha, kishte konsmuar një sasi të konsiderueshme fotoksine për t’i dhënë fund jetës. Ndonëse është trajtuar për rreth një orë nën terapi intensive 27-vjeçari, baba i një fëmije ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë u dërgua më pas në morgun e spitalit, ku nisën hetimet e rastit. Ndërkohë që sipas burimeve të policisë dyshohet se shkak për këtë vendim të marrë nga ana e 27-vjeçarit, është bërë gjendja e rënduar psikologjike, pasi pak orë më parë kishte lënë në lojrat e fatit një shumë prej pesë milion lekësh.

Top Channel