Kavaje, grabitet karburanti

20/01/2012 00:00

Një vjedhje me armë ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte në një nga pikat e karburantit përgjate aksit rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se grabitja ka ndodhur në Lekaj të Kavajës.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me automatik kanë përfituar nga nata dhe lëvizjet e reduktuara në rrugë dhe i janë drejtuar ambjentit ku qendronte punonjësi i pikës së karburantit.

Nën kërcënimin e armës e kanë detyruar të hapë kasafortën ku ndodhej një pjesë e vogël e xhiros ditore. Pasi kanë marrë një shumë prej afro 105 mijë lekësh të vjetra, dy grabitësit kanë shkrehur automatikun në ajër dhe janë larguar me një makinë që i priste disa metra më larg.

Agjentet e anti-krimit të Kavajës kanë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punojnë për zbardhjen e grabitjes dhe identitetin e autorëve të saj.

Top Channel