Dy gjeneralët padisin shtetin

19/01/2012 19:45

Dy gjeneralë, për të cilet në fund të 2011 u dekretua nxjerrja në rezervë dhe shkarkimi i tyre nga detyra si drejtues në ushtri,   padisin në Gjykatën e Tiranes Ministrin e Mbrojtjes e Presidentin e vendit dhe kërkojne rikthimin në postin që u përket sipas gradës ushtarake që mbajnë.

Ish-komandanti i forcave detare, admirali Kudret Çela dhe gjeneral-major, Arian Zaimi, me detyrë këshilltar ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes,  i janë drejtuar gjykatës civile me padi të veçara civile, në të cilat kundërshtojne vendimet që u kanë kushtuar postet e tyre të mëparshme.

Ndërkohë, zëvendës komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral-brigade Vladimir Qiriazi, i kontaktuar me telefon nga “TCH”, tha se me patjetër edhe ai do t’i drejtohet gjykates me një padi.

Ne anen tjeter, ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Ushtrise, gjeneral-major Maksim Malaj, i kontaktuar ne telefon nga “TCH”, tha se nuk ka asnje koment per te bere per momentin.

Kjo, pasi ish-shefi i shtabit u largua nga detyra pas mbarimit te mandatit. Per te kater ushtaraket e larte te forcave te armatosura, në 16 dhjetor, Presidenti Bamir Topi dekretoi lirimin dhe shkarkimin nga detyra, te ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem te Fa, gjeneral-major Maksim Malaj dhe nxjerren ne rezerve te tre funksionareve te tjereve.

Ish-komandanti i forcave detare, Kudret Çela, kerkon shfuqizimin e dekretit te presidentit dhe shfuqizimin e urdherit te Ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami dhe detyrimin e pales se paditur, Ministria e Mbrojtjes, per t’i paguar pagen e plote deri ne emerimin ne nje detyre te pershtatshme sipas grades ushtarake qe mban. Te njejten gje kerkon edhe gjeneral-major Arian Zaimi.

Top Channel