Në pranga të miturit hajdutë

15/01/2012 00:00

Tre të mitur dhe gjashtë adoleshentë janë ndaluar nga Komisariati numer 1 si të dyshuar për mjaft grabitje të qytetarëve në Tiranë.

Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini, tha në konferencën për shtyp se grupi me fëmijë kryesisht nga Bathorja ishte ndarë në tre nëngrupe dhe ndiqte një mënyrë të veçantë vjedhjesh.

Ata ndalonin qytetarët duke kërkuar që tu ndiznin një cigare ose kërkonin llogari se pse u kishin ngacmuar kushërirën. Mandej nën kërcënimin e thikave ata kryenin vjedhjet. Me këtë mekanizëm ata kanë kryer 11 vjedhje të vërtetuara nga policia

Në fund të 2011 për herë të parë prokurorja Liljana Gjomema gjatë një interviste për Top Channel ngriti shqetësimin e përfshirjes së të miturve në krim, kryesisht në përdorjen e tyre për vjedhje apo çështje droge

Top Channel