Mafia shqiptare zhvendoset në Skoci

15/01/2012 15:20

Mafia shqiptare është shpërngulur drejt Skocisë në tregun fitimprurës të drogës dhe prostitucionit gjatë vitit të kaluar, mësohet nga vlerësimi i parë i agjensive të inteligjencës për grupet e huaja kriminale që operojnë në Skoci.

Sipas agjensive të specializuara skoceze, grupet shqiptare janë në mesin e atyre që përbëjnë rrezikun më të madh dhe e veçojnë atë si ultra të dhunshme shqiptare, e cila operon përkrah 25 grupeve të krimit të organizuar. Gazeta skoceze e së dielës ‘Sunday Herald’ shkruan se nga të dhënat operative policore mafia shqiptare ka lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta me rrugët botërore të trafikut të heroinës, armëve dhe prostitucionit.

Për policinë skoceze mafia shqiptare përbën një sfidë të re serioze. Një dekadë pasi pushtuan tregëtinë e seksit në Londër, kjo mafie zyrtarisht është objektivi kryesor i luftës kundër krimit të organizuar në Skoci. Superintendent i Agjenisë skoceze të Luftës kundër Krimit dhe Drogës, Stephen Whitelock, deklaron se “shqiptarët tashmë kanë mbërritur në Skoci dhe disa nga pjesëtarët e saj janë të aftë të kryejnë dhunë ekstreme”.

Pjesëtarë të mafias shqiptare e bazuar tek lidhjet e forta familjare, i kishin shtrirë edhe më parë tentakulat e saj në Skoci. Në 2003 një eksponent i saj, Luan Plakici, shqiptar nga Mali i Zi, është dënuar me dhjetë vjet për trafikimin e femrave nga Moldavia, Rumania dhe vende të tjera për prostitucion në Londër, duke përfituar 3 milionë sterlina. Mendohet se ai shtriu rrjetin e prostitucionit deri në qytetin skocez të Gllazgout. Por, ‘Sunday Herald’ shkruan se kontrolli i drejtpërdrejtë i shqiptarëve në bizneset e krimit të organizuar ose furnizimi i heroinës prej saj, do të përbëjë një kërcënim të madh jo vetëm për organet e zbatimit të ligjit, por edhe për interesat e grupeve kriminale vendase.

Deputeti skocez Graeme Person, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Luftës kundër Krimit dhe Drogës thotë se “nuk jam i habitur se kolegët e mi kanë identifikuar shqiptarët”.

Prania e tyre në Londër dhe Anglinë qendrore është e mirënjohur. Shqiptarët janë një lloj sfide për shkak të bekraundit të tyre ushtarak në vendlindje dhe elementët e tyre kriminalë kanë një histori shumë të dhunshme.

Ato janë grupe shumë të vështira për tu penetruar në radhët e tyre, thekson deputeti skocez, ish-drejtues i lartë i policisë.

Top Channel