" /> ">

Operacione dhe arrestime në disa qytete

13/01/2012 00:00

Policia e Qarkut të Beratit finalizoi me sukses operacionin e koduar
“Kryqëzimi i Parë” gjatë të cilit u bë e mundur sekuestrimi i 3 kg lënde
narkotike e llojit marijuanë, ndërkohë që u bë i mundur arrestimi i dy
personave.

Policia arretoi shtetasit Ardit Gjeli dhe Aldi Musagalliu. Sipas Policisë, këta dy persona prej kohësh shpërndanin drogë, ndërsa sasia prej 3 kg u kap në momentin e arrestimit të tyre.

9 persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit gjatë operacionit të koduar Liqeni. Të gjithë të arrestuarit ishin nga Belshi i Elbasanit dhe kishin precedentë të mëparshëm penalë. Ata akuzohen për kryerjen e disa vjedhjeve në harkun kohor të tre vjetëve, duke filluar që prej 2008 e në vazhdim.

Dyshimet e Policisë për autorët e mundshëm janë konkretizuar vetëm këtë vit, pas të cilave të akuzuarit u arrestuan. Në njoftimin e saj për shtyp, një pjesë e të arrestuarve janë nën moshën 18 vjec. Burimet policore shtojnë gjithashtu se të arrestuarit kanë grabitur makina, dhe shumë njësi tregtare.

Top Channel