Gjirokastër, festë për fëmijët romë

29/12/2011 00:00

70 fëmijë pjesë e komunitetit rom në Gjirokastër, ishin imazhi i festave
këtë fundvit. Përzgjedhja sipas institucioneve lokale ka qenë e tillë
për t’i bërë ata të ndihen të barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë.

Ka qenë Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje i mbështetur nga ADRA që ka shpërndarë në këtë event 70 kuti dhuratash me vlerë simbolike shoqëruar me thirrjen për më shumë ndjeshmëri dhe mbështetje për fëmijët me probleme sociale, apo të marxhinalizuar për shkak të racës kategorisë sociale apo etnisë.

Aktiviteti i zhvilluar në ambientet e Prefektit të Qarkut është mbështetur nga prindër dhe mësues. Vetë fëmijët shprehen të kënaqur me vëmendjen e tregaur për ta.

Aktualisht në Gjirokastër ndjekin shkollën 9-vjecare rreth 40 fëmijë romë, vetëm pak prej tyre kanë vazhduar studimet e mesme dhe vetëm 1 nxënës rom filloi këtë vit studimet e larta. Arsyet kryesore të shifrave të ulëta lidhen me varfërinë, mungesën e kushteve të higjienës dhe motivimin ende të ulët të shoqërisë për këta fëmijë. Më shumë se gjysma e fëmijëve të moshës shkollore sot në Gjirokastër gjenden larg bankave të shkollës, prej punës së detyruar dhe shfrytezimit per lypje.

Top Channel