Vritet ndërtuesi për truallin

26/12/2011 00:00

Konflikti për pronësine e një trualli ku po ndërtohej një pallat i ka
marrë jetën 52-vjecarit Ardian Dervishaj në qytetin e Vlorës.

Dervishaj ishte ndertues dhe kishte marre disa kohe me pare nje truall nga shtetasi Adnand Gori 31 vjec, i cili per policine eshte autori vrasjes. Konfliktet per perqindjen e ndarjes se ndertimit bene qe 31-vjecari pasditen e djeshme te qellonte me arme zjarri 52-vjecarin.

Ngjarja ndodhi ne periferi te qytetit te Vlores, ne rrugen transballkanike kur viktima ndodhej prane pallatit qe po ndertohej. Ai eshte takuar me 31-vjecarin, me te cilin kishte debate te vazhdueshme per ceshtjen e te drejtave qe vijne nga trualli ndertimit.

Ne debat e siper 31-vjecari ka qelluar me pistolete ndertuesin, i cili ka marre plage te rende. Ngjarja ndodhi ne oren 14:00 dhe ne oren 19:00 pas shume perpjekjeve nga ana e mjekeve per t’i shpetuar jeten, 52-vjecari vdiq.

Policia arriti te identifikoje autorin e krimit dhe e ka shpallur ate ne kerkim. 31 vjecari Adnand Gori pasi qelloi me arme u largua ne drejtim te paditur.

Top Channel