Tre në pranga, jepnin pasaporta biometrike

13/12/2011 00:00

Kosovaret, te mbetur te vetmit shtetas ne rajon pa mundesine e levizjes
se lire ne zonen shengen prej muajsh kane shtuar perpjekjet per te
fituar shtetesine shqiptare dhe siguruar permes shumave 3-5 mije euro te
pasaportave biometrike qe mundesojne kalimin e kufirit shteteror.

Agjentet e antikrimit ekonomiko-financiar ne Drejtorine e Policise se qarkut Durres gjate nje operacioni policor te koduar “Kalimi” kane arrestuar ne flagrance 3 shtetas, mes te cileve dhe nje kosovar, ndersa kane nisur procedimin penal ne gjendje te lire per dy shtetas te tjere. Arrestimet jane kryer ne Tirane,nen akuzen e ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike per pajisjen me pasaporta biometrike te disa shtetasve kosovare.

Te arrestuarve u eshte sekuestruar nje sasi parash, aparatet celulare dhe nje automjet. Nderkohe qe ata hetohen ne gjendje te lire vijon edhe nje tjeter hetim i nisur qe ne muajin mars per falsifikim kartmonedhash.

Top Channel