OKB, skaner emigracionit

13/12/2011 00:00

Shqipëria, për shkak të pozicionit gjeografik, po kthehet në një vend tranziti të parregullt për klandestinët.

Raportuesi i Posacëm i Kombeve të Bashkuara Francois Crepeau theksoi rëndësinë e përgatitjeve që duhen bërë për pritjen e një numri gjithnjë e në rritje të emigrantëve të huaj, që vijnë drejt Shqipërisë për të qëndruar këtu apo për të synuar vende të tjera të Europes.

“Shqipëria është një vend tranziti dhe gjithnjë e më shumë do të kthehet në një vend me emigracion të parregullt, ndonëse ky i fundit ende në shkallë të vogël. Duhet të bëhen përgatitje për pritjen e një numri gjithnjë e në rritje të emigrantëve të huaj që vijnë drejt Shqipërisë. Duhet të jemi të përgatitur për më shumë kërkesa për azil dhe për një valë refugjatësh”, tha Crepeau.

Te pakten per 80 % te shqiptareve te kthyer nga Greqia nuk jane zbatuar rregullat e kthimit duke shkelur te gjitha procedurat ligjore nga autoritetet greke.

“Në bazë të dëshmive, na kanë thënë se 80 përqind e të kthyerve nga Greqia janë lënë jashtë kornizave të marrëveshjes të ripranimit mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian”, thotë Crepeau.

Nje e treta e popullsise shqiptare jeton jashte kryesisht ne Greqi dhe Itali. Nje pjese e madhe e shtetasve shqiptare nuk kane status te rregullt, cka veshtireson edhe regjistrimin ne gjendjet civile te femijeve te tyre, por kërkon edhe rritjen e sherbimit konsullor.

“Cdo foshnje gëzon të drejtën të regjistrohet në regjistrin e gjendjes civile menjëherë pas lindjes, të ketë një emër dhe një kombësi. Është e papranueshme që fëmijët të lindin dhe të jenë pa shtetësi në Evropën e ditëve tona.Qoftë Shqipëria, qoftë vendet pritëse duhet të marrin masa urgjente për trajtimin e kësaj situate”, thotë Crepeau.

Ne kete raport eshte vene theksi edhe tek mungesa e aksesit qe kane femijet e emigranteve shqiptare, per te mesuar gjuhen shqipe, si dhe tek denimet e medha qe japin gjykatat jashte per emigrantet shqiptare, si pasoje e perfaqesimit nga avokate te pazote.

Top Channel