Gjirokastër, OSBE monitoron shkollat

08/12/2011 00:00

Përfaqësues të zyrës rajonale të OSBE në Gjirokastër së bashku me inspektorë të Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë inspektuar kushtet në disa shkolla 9-vjecare dhe të mesme të qytetit.

Në të gjitha shkollat rezultoi se mungonte ngrohja ndërsa shumica e tyre kishin dhe kushte të papranueshme higjenike.

Monitorimi i situatës ka ardhur pas pezullimit të mësimit në dy shkolla të mesme të qytetit pas kërkesave për ngrohje të mjediseve të klasave drejtuar bashkisë së qytetit.

Vetë nxënësit në shkollën e mesme “Siri Shapllo” në qytet thonë se e premtja do të jetë sërish një ditë greve nëse kushtet nuk plotësohen.

Ndërkaq në disa klasa nxënësit kanë paguar me shpenzimet e tyre për sistemimin e dyerve e dritareve, lyerje dhe ngrohje të klasave.

Megjithë kërkesat e vazhdueshme  drejtuar bashkisë së qytetit për mirëmbajtjen e shkollave gjendja ka rezultuar kritike cdo vit. Vetëm këtë vit insitucionet e higjenës pohuan se tri shkolla rrezikojnë mbylljen nëse situata nuk ndryshon, ndërsa përfaqësuesi i OSBE tha se situata do të bëhët pjesë e raportit të organizatës drejtuar zyrës qëndrore.

Top Channel