Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet

01/12/2011 00:00

Dega shqiptare e organizatës ‘Transparency International’ bëri publik indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2011.

Dhe si një refren i përsëritur, edhe këtë vit, Shqipëria është shumë e korruptuar. Madje, këtë vit Shqipëria renditet 8 vende më poshtë sesa një vit më parë. Pra, nëse vitin e shkuar mes 183 shteteve Shqipëria zinte vendin e 87 me një notë 3.3, sivjet është në vendin e 95, me notën 3.1.

Me fjalë të tjera, në rajon Shqipëria renditet e parafundit dhe ia kalon vetëm shtetit më të ri, Kosovës dhe Moldavisë, që janë të dyja në vendin e fundit. Megjithatë, nëse kjo mund të ngushëllojë, Shqipëria nuk i vetmi vend në Ballkanin perëndimor ku vërehet një përkeqësim i dukshëm. Me përjashtim të Malit të Zi që ka patur një rritje në pikë (nga 3.7 në 4), që e kanë ngjitur 3 vende më lart, duke arritur rezultat të njëjtë me Kroacinë, e cila ka pësuar një rënie të lehtë. Për kuriozitet, vendin e parë këtë vit e mban Zelanda e Re me 9.5 pikë, e ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda me 9.4, dhe më pas nga Suedia, Singapori dhe Norvegjia.

Në total ‘Transparency International’ vlerëson se korrupsioni vazhdon të jetë shkatërrues për shumë vende në botë. Organizata e vlerëson vitin 2011 si vitin e krizës në qeverisje, duke theksuar se protestat në mbarë botën ishin tregues i zemëratës me korrupsionin në politikë dhe në sektorin publik, të nxitura nga mungesa e stabilitetit ekonomik dhe perceptimet e dukshme të qytetarëve mbi mungesën e transparencës së liderëve dhe institucioneve të tyre publike.

Si mund të luftohet realisht korrupsioni në Shqipëri, që edhe perceptimi i publikut të ndryshojë, për mirë? Sipas ‘TIA’ angazhimet politike duhet të përkthehen në reforma serioze. Heqja e imuniteteve për zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët do t’i bënte të gjithë këta të barabartë përpara ligjit.

Rama: Korrupsioni, në pikiatë

Kreu opozites Edi Rama ka komentuar raportin me te fundit te ‘Transparency International’ duke shprehur shqetesimin e opozites rreth fakteve te publikuara ne kete raport.

Ne komentin e publikuar ne rrjetin social ‘Twitter’ Rama shkruan: “Shqiperia, pikiate ne renditjen e ‘Transparency International’. Vendi me i korruptuar i Europes”.

Daljen nga kjo situate e krijuar Rama e shikon si nje ceshtje emergjence duke propozuar si zgjidhje alternativen e socialisteve te bere publike gjate kongresit ne 5 nentorit nen moton “Per nje rilindje shqiptare”.

AK: Korrupsioni, faji i politikes

Për Aleancen Kuq e Zi raporti i “Transparency International” shihet si tabllo shqetësuese e korrupsionit, jo vetëm për politikëbërësit në Tiranë e Prishtinë, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Nga pikepamja e pikeve jemi kthyer 4 vjet prapa, jemi ne kohet e vitit 2007. Nga pikepamja e renditjes, nuk kemi lene me asnje prapa, kemi vetem popullin shqiptar. Ne jemi te parafundit ne rajon, Kosova eshte e fundit. Jane qeverite shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves, qe edhe pas 20 vjet demokraci ne Shqiperi, me nje shtet edhe pse ende i brishte ne Kosove, renditemi te fundit, persa i perket korrupsionit dhe integrimit ne Bashkimit Evropian. Qeverite shqiptare duhet te marrin persiper koston e veprimtarive te tyre dhe duhet te kuptojne se e kane renditur popullin e tyre te fundit ne rajon, me keq se sa shtete qe kane probleme te thella sociale, apo qe sa kane dale nga lufta”, tha perfaqesuesi i Aleances, Endrit Shabani.

Aleanca Kuq e Zi ka fajesuar klasen poltikike ne Shqiperi dhe Kosove, per situaten e korrupsionit dhe mosberjen sa duhet ne luften kunder ketij fenomeni i kthyer ne nje kancer per shoqerine shqiptare.

Top Channel