Shkollat në Gjirokastër, mungon ngrohja

29/11/2011 00:00

Të gjitha shkollat e qytetit të Gjirokastrës nuk janë furnizuar me bazën
materiale të nevojshme për ngrohje. Ngrohja e klasave duhet të fillonte
më 15 nëntor prej Qendrës Ekonomike të Bashkisë, por drejtuesit e
shkollave thonë se kjo nuk ka ndodhur.

Vetë nxënësit thonë se mësimi është shumë i vështirë në këto kushte. Shumë klasa në shkollat “Cajupi”, “Asim Zeneli”, “Koto Hoxhi”, “Naim Frashëshi”, “Pandeli Sotiri” kanë edhe lagështi.

Drejtuesit e shkollave thonë se kane kërkuar ndihmë për situatën, por kanë marrë përgjigje negative për shkak të mungesës së fondeve.

Ndërkaq në mbledhjen më të fundit të këshillit bashkiak në Gjirokastër kjo pikë ka qenë më e debatuar prej këshilltarëve të cilët kanë kërkuar edhe mbylljen e disa insitucioneve, që nuk përmbushin kushtet minimale për kryer mësimin.

Top Channel