" /> ">

Homazhe Dëshmorëve të Kombit

29/11/2011 00:00

Në Diten e Clirimit opozita ka nderuar “Dëshmorët e Kombit” duke
vendosur kurora e buqeta me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri”.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama duke e vene theksin tek respekti i thelle ndaj gjithe te rene ne luften nacional clirimtare, leshoi edhe nje apel per ata sic tha ai qe do te kerkonin te preknin kete date te shenjte per shqiptaret.

“Gëzuar Ditën e Çlirmit të vendit, ditën e pandryshueshme, të patjetërsueshme, ditën që askush nuk mund ta fshijë as nga kujtesa dhe as nga librat e historisë dhe ditën që e bën qesharak dhe me turp këdo që përpiqet të verë dorë mbi të”, tha Rama.

Ashtu sic pritej opozita dhe mazhoranca kanë qenë të ndarë në këtë ditë. Të majtët, socialistet, aletatët e saj por edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nderuar të rënët, ndërsa demokratët kanë festuar këtë datë një ditë më parë.

Meta: Ne nuk mund të ndryshojmë datën e çlirimit

Pavarësisht se është pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike, e cila si datë të clirimit të vendit feston 28 Nëntorin, LSI edhe sivjet i qëndroi besnike linjës së saj, duke kujtuar si ditë të clirimit 29 Nëntorin.

I rrethuar nga qindra të rinj të Forumit Rinor të LSI, Ilir Meta  së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmon Haxhinasto dhe atë të ekonomisë, Nasip Naco zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve.

“Datën e atyre që kanë luftuar nuk mund ta vendosin gjeneratat e mëvonëshme, aq më tepër partitë politike. Fakti që në mënyrë dërmuese shumica e veteranëve të LANC-it, kanë zgjedhur 29 Nëntorin, tregon më së miri që kjo është dita e clirimit të vendit”, tha Meta.

Një rreshtim në krahun e fashizmit gjatë luftës, theksoi Meta, do të sillte pasoja tejet të rënda.

Top Channel