“Konsullatë në Manastir”

20/11/2011 00:00

Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka kërkuar nga shteti shqiptar hapjen e një konsullate në Manastir.

Këtë kërkese ai e ka bërë nga qyteti i Alfabetit. Gjatë një fjale të mbajtur para shqiptarëve të Manastrit, Spahiu kritikoi politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës për mos interesimin e tyre për shqiptarët e kësaj ane. Ai, përkujtoi qeverinë e Tiranës se është e detyruar me Kushtetutë që të mbrojë edhe shqiptarët jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

“Padyshim është e papranueshmë që asnjë zyrtar i Tiranës apo Prishtinës nuk vjen të mbrojë të drejtat e shqitparëve në Manastir. Unë deklaraoj para jush që do i kërkoj zyrtarisht shtetit shqiptar që të emërojë një konsull dhe konsullatë në qytetin e konsujve. Një përfaqësi diplomatike në Manastir më shumë se kurrë e meritojnë shqiptarët”, theksoi Spahiu.

Kërkesa për hapjen e një konsullate shqiptare në Manastir nuk është maksimaliste, tha Spahiu, i cili ka qëndruar të premten dhe të shtunën në Maqedoni për të vizituar disa qytetete me shumicë shqiptare.

Top Channel