Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe një grup deputetësh,ishin në Izrael ku morën pjesë në konferencën ndërkombëtare me fokus mbi ujin, energjinë e qëndrueshme dhe teknologjinë mjedisore.

Në këtë konferencë merrnin pjesë ministrat e mjedisit nga 60 vende të botës.

Në takimin me homologun e tij izraelit, Mediu bisedoi për mundësinë dhe bashkëpunimin në fushën e mjedisit mes të dy vendeve.

Duke parë eksperiencen e madhe të Izraelit në teknologjinë e trajtimit të ujrave, delegacioni u takua me përfaqësuesit e kompanisë kombëtare të ujit, të cilët ofruan asistencë për menaxhimin e integruar dhe qëndrueshmërinë e burimeve ujore në Shqipëri. 

Top Channel