Ligj për bankat private

14/11/2011 22:45

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi me propozimin e Ministrisë së Financave një ligj të ri, që forcon mbikqyrjen mbi bankat private.

Ligji, i cili u votua me konsensus nga të dy palët, parashikon për herë të parë krijimin e bankave ura, që shmangin falimentimin e bankave private  
 
Kur një bankë private ka probleme financiare, atëherë Banka e Shqipërisë, për të evituar falimentimin mund të vendosë ndarjen e përkoshme të saj.

Asetet dhe detyrimet e shëndosha financiare zhvendosen në një banke të përkohshme, të quajtur bankë urë, që administrohet nga Banka e Shqipërisë, ndërsa pjesën problematike e aseteve apo detyrimeve kalon për likuidim.

Në këtë mënyrë bëhet e mundur që banka të vazhdojë aktivitetin pandërprerje deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare që mund të jetë shitja e saj.

Vec këtij ndryshimi, ligji i ri për bankat parashikon edhe heqjen e monopolit të parasë elektronike nga bankat, duke i dhënë të drejtën edhe institucioneve të tjera jo banka që të ofrojnë shërbimin e pagesave elektronike.

Top Channel