Gratë bashkojnë Topallin, Ramën e Metën

09/11/2011 00:00

Krerët e partive politike më të mëdha në vend janë shprehur të gatshëm
që në zgjedhjet e ardhshme elektorale,  të zbatojnë Kodin Elektoral, ku
përfaqësimi i grave duhet te jete deri ne 30 %.

Kryetarja e kuvendit
Jozefina Topalli e ka mbeshtetur kete iniciative duke theksuar se grate
jane me krijuese.

“Një shkrimtar i famshëm kinez, i cili shkruan për gruan në veprën e tij në një lloj gati manifesti të feminilitetet duke folur me respekt. Ajo që thotë, që është substanciale, që është themelore në diferencën midis gruas dhe burrit është se “gruaja është krijuese”. Burrat zakonisht janë më shkatërrues. Angazhimi juaj ne jeten politike dhe publike ka rendesi shume te madhe. Unë jam e bindur se ju mendoni për fëmijën, për të ardhmen, për familjen. Duke menduar për këtë, ju keni menduar për shoqërinë shqiptare, për shtetin shqiptar”, tha Topalli.

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka deklaruar se puna me grate eshte me konstruktive dhe se perfaqesimi i ulet i tyre në politike, vjen edhe si mungesë e kandidimit të tyre nga kryetarët e qarqeve.

“Ka një barrierë jashtëzakonisht të madhe, që duhet shembur me cdo kusht, për të përfshirë gratë që jetojnë vecanërisht në Shqipërinë e periferisë, në jetën shoqërore në radhë të parë, pastaj edhe në jetën politike si pasojë. Jam absolutisht dakort me atë që tha Jozefina se gruaja është krijuese, por burrin mos ta quajmë shkatërrues, por ta quajmë bashkëautor të paktën. Që ka edhe burra shkatërrues kjo është jashtë cdo dyshimi, dhe pikerisht per kete, duhet të ketë shumë më tepër gra krijuese edhe në politikë”, tha Rama.

Edhe kreu i LSI-se Ilir Meta ka perkrahur kete nisme: “Do të jetë e afërt dita kur edhe Kuvendi ynë të jetë i balancuar dhe ku gratë dhe vajzat e Shqipërisë të luajnë me forcë e mencuri rolin që u takon, për të ardhmen e Atdheut të përbashkët”.

Ne fund te ketij aktiviteti jane prezantuar ndryshimet, qe ekspertet kane kerkuar ne ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku lista e asnje partie te mos certifikohet nese nuk behet publike të gjithë emrat dhe nuk zbatohet Kodi Zgjedhor, ku pjesemarrja e grave te jete ne 30 %.

Top Channel