AK: Partitë politike t’i lenë qokat

06/11/2011 00:00

Aleanca Kuq e Zi duke uruar mbarë besimtarët myslimanë  për festën e Kurban Bajramit, i bëri thirrje partive politike në vend që të heqin dorë nga kryerja e qokave sipërfaqësore politike në ditën e festave fetare.

“Aleanca Kuq e Zi kërkon me forcë që në ditët e festave kombëtare të ndalohen mesazhet politike të liderëve dhe organeve politike në vend”, thuhet në një deklarate për shtyp.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, liderët i përdorin festat për mesazhe politike dhe se partitë kanë politizuar në maksimum shoqërinë shqiptare, kanë politizuar cdo festë kombëtare dhe fetare.
       

Top Channel