Bloomfield: Më shumë shqiptarë në Australi

29/09/2011 00:00

Ambasadorja e Australisë, jorezidente në Tiranë Jenny Bloomfield, në një
intervistë për Top Channel thotë se marrëdhëniet e Australisë më
Shqipërinë janë të afërta bazuar në lidhjet e forta mes komuniteve. Ajo
ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në Australi. Fillimisht
amabasadorja Bloomfield komenton marrdhëniet shqiptaro-australiane.

“Sic  mund ta dini në Australi ne kemi një komunitet shqiptar, prej 30 mijë përsonash të cilën kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në shoqërinë tonë multikulturale, njëkohësisht ata mbajnë lidhje të forta më vëndin e tyre. Ky komunitet është një themel i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vëndeve. Ne dëshirojmë t’i shtrijmë këto marrëdhënie gjë të cilët e bisedova me Presidentin e Republikës, kur i dorëzova letrat kredenciale dhe me kryeministrin Berisha. Ne po shikojmë mundësinë e hapjes së ambasadës në Tiranë”, tha Bloomfield.

Ambasadorja Bloomfield është shprehur e gatëshme për të inkurajuar shtimin e numrit të shqiptarëve për të vizituar Australinë.

“Cfarë ne duam të bëjmë është shtimi i numrit të shqiptarëve që vizitojnë Australinë pasi momentalisht ky numër është i vogël sikurse edhe i australianëve që vizitojnë Shqipërinë, pasi rreth 700 australianë në vit vizitojnë Shqipërinë.Ne duam të shikojmë më shumë turistë, studentë dhe biznesmenë dhe për këtë duam të inkurajojmë marerdhënien e ndërsjellta”, tha Bloomfield.

Ja si e komenton ambasadorja australiane rrolin e komunitetit shqiptar në Australi: ‘Australia është një vend multikultural i ndërtuar nga emigrantët të ardhur nga e gjithë bota përfshi shqiptarët. Komuniteti shqiptar është pjesë e historisë së suksesit që karakterizon Australinë. Kryeministrja e Australisë disa javë me parë emëroi në krye të Këshillit Nacional Multikultural një shqiptaro-australian shumë të respektuar. Kjo tregon shumë se sa  i sukseshëm është komuniteti shqiptar atje njëkohësisht thotë shumë për modelin multikulturor të shoqërisë australiane’.

Top Channel