Bulqizë, zjarr në mal, digjet bimësia

12/09/2011 20:35

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në malin e Bardhë, në Bulqizë, ku si pasojë sipërfaqe të tëra bimësie janë djegur.

Sipas informacioneve të fundit, flakët janë përhapur shpejt me ndihmën e erës dhe rrezikojnë të prekin edhe fshatin Dushaj.

Autoritetet lokale njoftojnë se ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit. Deri tani janë djegur 100 hektarë pyje.

Shkodër, digjet godina e komunës Shalë

Mëngjesin e së hënës policia e Shkodrës njoftoi se është djegur tërësisht godina e komunës Shalë. Ngjarja sipas policise eshte e qellimshme dhe mendohet se ka lidhje me procesin e stergjatur zgjedhor ne kete komune ne zonen me malore te Shkodres.

Zgjedhjet ne komune deshtuan dy here resht te mbaheshin dhe heret e trete u fituan me nje diference shume te ngushte nga kandidati socialist.

Pala e humbur u ankua ne KQZ dhe me pas ne Kolegjin Zgjedhor, por ankesa e tyre u rrezua. Ndersa pritej shpallja e vendimit perfundimtar dhe marrja e detyres nga kryekomunari ri, godina e komunes u dogj. Po hetohet per dokumentat qe mund te jene demtuar per shkak te flakeve.

Top Channel