Brace: Duhet te ishim ne Kuvend

31/08/2011 15:55

Deputeti socialist Erion Brace deklaron se Partia Socialiste duhet të
ishte në parlament për të kundërshtuar ligjet e miratuara muajt e
fundit, sic ishte ai për Paketën Fiskale, të cilin zoti Brace, e
etiketon si një kamuflazh, qe do te rendoje ne xhepat e shqiptareve me
miliona dollare. 

Pyetjes perse ka nje zbehje te reagimit nga opozita per te tilla ceshtje, me kosto direkt në xhepat e qytetarëve, Brace jep kete pergjigje:

“Në fillim të muajit korrik, kur këto ligje mbërritën në kuvendin e Republikës, ngjarja u përputh edhe me mbledhjet e Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe në ato mbledhje kam kërkuar që grupi i PS-së të kthehej menjëherë në Kuvend, sepse ishte momenti kur Sali Berisha po bënte të gjitha prapësitë ekonomike, financiare dhe politike. Kam parasysh Ligjin për Shembjen e Piramidës, për të cilin ne duhet të ishim në kuvend, ku duhet te kishim parashtruar objeksionet tona; Ligjin per Regjistrimin e Popullsise që përvec përmbajtjes së tij skandaloze për fat të keq të të gjitha shqiptarëve, sollin në evidencë një fakt shumë të rëndësishëm që votat vidhen edhe mes 71 ose 70 deputetëve. Ishin edhe ligjet e Paketes Fiskale qe meritonin nje kundershtim te thelle nga opozita, nisur nga interesi i drejtperdrejte i qytetareve shqiptare”.

Per nenkryetarin e grupit parlamentar socialist, kabllogramet e Wikilealks duhet te sherbejne per Prokurorinë, ne nisjen e hetimeve per nje mori skandalesh ekonomike. Njekohesisht nxjerr ne pah nevojen qe drejtimin e Kontrollit te Shtetit ta marre opozita.

“Kam ndjekur gjatë këtyre ditëve të fundit debati që bëhet për Kontrolin e Lartë të Shtetit, por ka ardhur momenti që në këtë vend, ata që nuk përmenden në kabllograme si të korruptuar dhe që pjesa dërrmuese është e opozitës, të marrin drejtimin e këtij institicioni, si një element i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin e kryeministrit të vendit, i cili nuk ka as vullnetin e as dëshirën për të luftuar korrupsionin, për shkak të implikimeve të tij shumë të thella. Ka ardhur koha që opozita të kërkojë KLSh-në, jo për t’u hakmarrë, por për të themeluar një kulturë të re nga ai institucion, të luftës kundër korrupsionit. Nëse deri tani është hetuar vetëm mënyra e vendimmarrjes dhe e prokurimit të segmentit Rrëshen-Kalimash, tani është momenti që prokuroria të rihapë hetimet për segmentin tjetër të ndërtimit dhe të marrjes në dorëzim të kësaj vepre”, tha Brace.

Deputet i qarkut te Beratin ngre shqetesimin per menyren se si po tentohet grabitja e drejtimit te keshillave bashkiane ne kete qark.

“Zgjedhjet vendore nuk kanë mbaruar ende sepse është në fazën fundore konstituimi i Këshillave të Qarqeve. PD ka hequr dore nga posti kryetarit të qarkut dhe i është lënë në dorë LSI-së. Po ndodh nje presion kriminal ne adrese te keshilltareve te PS”, tha Brace.

Top Channel