Obama: Të investojmë për kërkimet hapsinore

07/07/2011 02:45

Duke folur pak orë para nisjes për në hapësirë të Shuttle, udhëtimi i fundit i saj, presidenti amerikan, Barak Obama paralajmëroi më shumë investime për kërkimet e NASA-s.

“Jemi duke përdorur të njëjtin model që përdornim 40 vjet më parë. Në vend që të bëjmë të njëjtën gjë në të ardhmen, duhet të investojmë”, tha Obama.

Anija kozmike, Shuttle niset ditën e premte dhe ky do të jetë udhëtimi i fundit i saj për në hapësirë para se të mbyllet në muze.

Top Channel