Është ndarë mbrëmë nga jeta në moshën 79-vjeçare regjisori dhe skenaristi Hysen Hakani, i konsideruar si një nga pionerët e kinemasë shqiptare.

Ai u lind në Berat në vitin 1932. Në karrierën e tij artistike renditen filma që kanë bërë historinë e kinemasë vendase, mes të tjeresh “Debatik” bashkëregjisor me Gëzim Erebarën, më pas “Toka jonë”, “Njësiti gueril” etj.

Përpos kinemasë, ai është marrë edhe me letërsi, duke shkruar disa libra.

Hysen Hakanit i është dhënë titulli Mjeshtër i madh i Punës. Në nder të figurës së tij, ditën e mërkurë do të zhvillohen homazhe pranë Teatrit Kombëtar nga ora 10.00-12.00.

Top Channel