Me 81 vota pro dhe 16 kundër, miratohet buxheti për vitin 2026, ja çfarë parashikohet Korça dhe Pogradeci janë qytetet që kanë përfituar rreth 90 milionë euro
nga Qeveria gjermane me partnere BE-në dhe Zvicrën për përmirësimin e
sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve.
Projekti ka bërë të mundur furnizimin me ujë 24 orë të këtyre qyteteve dhe trajtimin e ujërave të ndotura veçanërisht eliminimin e derdhjes së patrajtuar të tyre në liqenin e Ohrit, ndër pasuritë më të veçanta natyrore në botë.
‘Kemi perfunduar fazen e pare qe do te vazhdoje me fazen tjeter ne të gjitha komunat e fshatrat perreth dy qyteteve. Po ashtu gjatë bisedimeve që patëm në muajin shtator kemi miratuar fondin për 2 vitet që vijnë, një fond që shkon në rreth 31 mln euro’, thotë ambasadorja gjermane Carola Muller Holtkemper.
Për përfitimin e këtyre fondeve rëndësi ka mirë menaxhimi i tyre në zonat ku zbatohen projektet.
‘Fondet qe jane levruar ne këto qytete jane miremenaxhuar. Dëshmi e kësaj është fakti qe bashkëdonatorë kemi delegacionin e ‘Bashkimit Evropian’ që vë në dispozicion fondet e ipas dhe vendet fqinje’, thotë ambasadorja.
Krahas 125 mijë banorë që jetojnë në Korçë e Pogradec, ata që përfitojnë nga programi janë edhe një numër i madh turistësh veçanërisht ata që në sezonin veror pushojnë në Pogradec.
Top Channel