Një rezolutë, shumë interpretime

11/09/2010 20:25

Dokumenti i miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së shihet si një sukses si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, autoritetet kosovare thonë se rezoluta nuk prek pavarësinë e Kosovës.

Ajo shikohet si një triumf i ri për Kosovën në aspektin e shtetësisë.

Sipas institucioneve kosovare, nëpërmjet kësaj rezolute bëhet thirrje për dialog, por jo për të biseduar për çështjen e statusit të Kosovës.

Ndërsa në Serbi thuhet se kjo rezolutë nuk njeh pavarësinë.

Sipas institucioneve serbe, ky dokument bën thirrje për të dialoguar pa përjashtuar asgjë.

Top Channel