Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 17:00 pjesëmarrje 45.88 % të qytetarëve për zgjedhjet parlamentare

08/05/2024 18:37

Sipas të dhënave të KSHZ-së deri orën 17:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është 42,32 %, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 45.88 % në Maqedoninë e Veriut.

Për zgjedhjet parlamentare pjesëmarrja më e madhe ishte në njësinë zgjedhore nr.1 me 51,44%, ndërsa më të vogël në njësinë zgjedhore numër 6 me 36.93 %, sipas mediave vendase.

Në zgjedhjet presidenciale pjesëmarrje më të madhe kishte në Novac me 66,47%, ndërsa më të vogël në komunën e Likovës me 6,48%.

Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.

Top Channel