Përmbytjet, Zardari kthehet në Pakistan

10/08/2010 14:30

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari është kthyer në vendin e tij të gjunjëzuar nga përmbytjet, pas një turi ndërkombëtar që u shoqërua me një valë kritikash.

Kritikët ishin të inatosur me presidentin pasi ai nuk ndodhej në vend për të mbikëqyrur përgjigjen e qeverisë ndaj katastrofës dhe vazhdoi vizitën e tij në Evropë teksa situata përkeqësohej.

Pritej që zoti Zardari të vizitonte disa nga zonat e përmbytura, por zyra e tij deklaroi se ai ka zhvilluar një seri mbledhjesh që kur u kthye në vend dhe nuk ka më në plan për t’i vizituar sot ato zona.

Kombet e Bashkuara deklarojnë se 1600 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese, ndërkohë që 14 milionë të tjerë janë prekur nga ato.

Top Channel