Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës, ku si pasojë ka mbetur e dëmtuar një antenë transmetuese e kompanisë së telefonisë së lëvizshme “IPKO”.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave shpërthimi ndodhi në fshatin Tvrdjane, në Leposavic.

Sipas burimeve, agjentët e kriminalistikës pas hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje kanë konstatuar se shpërthimi është kryer nga një bombë artizanale, me eksploziv të llojit nitroaminat.

Burimet shtojnë më tej se për zbardhjen e ngjarjes po hetojnë agjentë të policisë së Kosovës dhe specialistë të misionit EULEX.

Top Channel